DREJTUESIT E FBK-SË NË BISEDË VIRTUALE ME PËRFAQËSUESIT E KLUBEVE NGA SUPERLIGA
Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) kanë pasur një bisedë me përfaqësuesit e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në këtë takim kanë marrë pjesë, kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova, shumica e klubeve të Superligës, si dhe FIBA Instruktori Nacional i FBK-së, Faton Kurshumlija.
Sipas njoftimit të FBK-së, drejtuesit e saj kanë shprehur gatishmërinë e plotë për tu ndihmuar klubeve në këtë situatë aspak të lehtë për basketbollin e Kosovës dhe që ato të rikthehen sa më shpejt për edicionin e ri.
Gjithashtu në këtë takim është biseduar për fillimin e edicionit të ri, kalendarit të garave, Superkupës, që pritet të organizohet para fillimit të garave të Superligës.
Përfaqësuesit e Klubeve kanë treguar për problemet që ballafaqohen dhe kanë bashkëbiseduar se si do të jetë edicioni i ardhshëm i garave. Klubet janë pajtuar për ndryshimet që do të bëhen në garat e edicionit të ri dhe shpresojnë të kenë një stinor sa më të mirë për basketbollin e Kosovës.
Tutje është thënë se, FBK-ja do të vazhdojë të ndihmojë klubet në çfarëdo forme që është e mundur të kalojnë këtë gjendje dhe të përgatiten për edicionin e ri.
Komentet janë të mbyllura.