EDHE NJË LARGIM I BUJSHËM NGA FENERBAHÇE
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Fenerbahçes e ka zyrtarizuar largimin edhe të një ylli tjetër të skuadrës.
Nga ekipi turk, është larguar edhe zyrtarisht ylli grek Kostas Slouskas që sipas mediave evropiane pritet të transferohet në klubin e madh grek të Olimpiakosit, por që ende nuk është konfirmuar.
“Kostas Sloukas do të vazhdojë të mbahet mend si një nga pjesët me vlerë të ekipit tonë, i cili ka shënuar një nga periudhat më të veçanta të basketbollit Fenerbahçe“, shkroi Fenerbahçe në njoftimin për largimin e Slouskas.
Këtë sezon të kaluar, fundori 30-vjeçar grek, pati mesatarisht 11.6 pikë, 6.1 asistime, 2.9 kërcime dhe një vjedhje në mbi 42 ndeshje të ndara midis garave në Turqi dhe Euroligë me Fenerin. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.