EKSKLUZIVE: SUPERKUPA E KOSOVËS SIVJET ME FORMAT TË RI DHE SHUMË INTERESANT
Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës në ditët në vijim pritet të marrë një vendim shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me Superkupën e Kosovës, shkruan AsistiOnline.com
FBK-ja pritet që sivjet të ndryshojë formatin e Superkupës dhe është vetë sekretarja e FBK-së, Elvira Dushku që për AsistiOnline.com, përpos dhënies së lajmit ekskluziv, tregoi edhe se si do të duket me shumë gjasa formati i ri i kësaj gare në basketbollin tonë.
”Po është e vërtetë se sivjet ideja është që të organizojmë Superkupën e Kosovës në një format tjetër për dallim nga vitet e kaluara, pra bëhet fjalë për organizimin e Superkupës në formë të turneut me 8 ekipe pjesëmarrëse të Superligës së Kosovës, si dhe në konkurrencën e femrave Bashkimi kundër Sigal Prishtinës. Por për të gjitha këto, si dhe a do të organizohet në një qytet, apo në disa qytete kjo garë, pritet të vendos Bordi i FBK-së në mbledhjen e radhës”, nënvizoi Dushku.
Superkupa e Kosovës çdo herë organizohet pak para fillimit të stinorit të ri kalendarik, ndërsa duhet kujtuar se fituese aktuale e Superkupës së Kosovës, është Sigal Prishtina që e fitoi këtë trofe në vitin e kaluar, duke mposhtur në finale ‘mikëpritësin’ e ngjarjes, Rahovecin. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.