QENDRA E PRISHTINËS, BËHET ME SKUADËR TË RE
Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës në stinorin që po mbetet pas, amerikani Dewayne Jackson është bërë me skuadër të re, transmeton AsistiOnline.com
Amerikani 30 vjeçar, ka nënshkruar marrëveshje në Emiratet e Bashkuara Arabe me ekipin nga elita e atjeshme ”Sharjah Club” dhe në edicionin e ardhshëm do të luaj atje.
Qendra amerikane që stinorin e kaluar luajti me Sigal Prishtinë në vetëm 3 takime, pati mesatare prej, 11.0 pikë, 3.0 asiste dhe 1.7 kërcime për ndeshje. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.