Basketboll

FENNER TRANSFEROHET NË ELITËN DANEZE

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti amerikan, Alante Fenner që në stinorin e fundit ishte pjesë e dy skuadrave kosovare, është bërë me ekip të ri, shkruan AsistiOnline.com

26 vjeçari është transferuar tek skuadra ”Naestved” që garon në Superligën e Danimarkës dhe që është ekip tejet serioz dhe i respektuar në basketbollin e atjeshëm.

Të kujtojmë se Fenner në stinorin e kaluar, luajti në basketbollin e Kosovës, fillimisht në stinorin vjeshtor me Golden Eagle Yllin, ku pati mesatare prej, 12.4 pikë, 4.1 kërcime dhe 2.9 asiste, ndërsa në pranverë u transferua tek Trepça me të cilët pati mesatare impresionuese prej, 17.5 pikë, 6.4 kërcime dhe 4.1 asiste për ndeshje.

Viteve të fundit shumë basketbollistë të huaj, po e shohin basketbollin e Kosovës, si mundësi ideale dhe vend tranzit për tu promovuar për liga të forta evropiane dhe shumica prej tyre po ia arrijnë qëllimit. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.