Basketboll

CLIPPERS PARALAJMËROJNË DALLASIN PARA PLAY OFF’IT

Prishtinë(AsistiOnline) – LA Clippers me fitore të thellë e kanë paralajmëruar Dallas Mavericksin, para ndeshjeve të play off’it se çka e pret.

Në një ndeshje shumë interesante dhe sidomos në pjesën e parë që ishte shumë e baraspeshuar, Clippers e mbyllën në avantazh minimal(59-58). Ndërsa në pjesën e dytë, Clippers rritën tempon e lojës, thelluan rezultatin dhe arritën fitore të merituar ndaj Mavs me shifrat finale, 111-126.

Kawhi Leonard me 29 pikë, 6 kërcime e 5 asiste, si dhe Paul George me 24 pikë u dalluan në këtë fitore të Clippers.

Tek Dallasi u dalluan, Kristaps Porzingis me 30 pikë e Luka Doncic me 29 sosh.

Vlen të ceket se të dyja ekipet e kanë siguruar play-off’in dhe që në xhiron e parë do të ndeshen mes vete. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.