Basketboll

KARRIERA E SPIKATUR E VALENTIN SPAQIT – BASKETBOLLISTI QË E KISHTE NISUR FILLIMISHT ME FUTBOLL

Prishtinë(AsistiOnline) – Valentin Spaqi është basketbollisti i radhës dhe i spikatur që kujtohet nga AsistiOnline.com për momentet nostalgjike që i kaloi sa ishte lojtar aktiv, por edhe tash që është pensionuar nga loja, por jo edhe nga basketbolli, pasiqë vazhdon ta duaj dhe ta ushtrojë edhe si profesion në rolin e trajnerit.

Spaqi që është i lindur në Prizren më 6 shtator të 1979-tës, ndërsa për AsistiOnline.com, tregon se dashuria e parë ndaj sportit thotë se ka qenë futbolli dhe si 10 vjeçar kishte filluar të frekuentoj shkollën e futbollit në Prizren dhe në sezonat verore në Kroaci me djemtë e hallës, shkollat e futbollit të Dinamos, pasi që edhe babain tashmë të ndjerë, Spaqi e kishte pasur futbollist.

POR, SI E FILLOI ME BASKETBOLL?

Si 14 vjeçar, Tini kishte filluar të luaj basketboll pasiqë tashmë i ndjeri, trajneri i tij në atë kohë, Dervish Agaj e kishte ftuar t’ju bashkangjitet stërvitjeve të basketbollit te KB Bashkimit në Prizren për kategoritë e reja, sepse kishte një gjatësi premtuese, ishte 1.91cm vetëm në moshën 14 vjeçare, pastaj kishte vazhduar me KB Bashkimin në të gjitha kategoritë deri tek seniorët, ku për herë të parë kishte debutuar në derbin Bashkimi-Peja në Prizren, si 16 vjeçar ku ne atë lojë i kishte realizuar 5 pikë, tregon saktë, Spaqi.

Nuk mbaron me kaq, nga mosha 18 vjeçare, Spaqi kishte vazhduar karrierën e tij në Zagreb të Kroacisë, ku për stërvitje dhe për klub ishte përkujdesur xhaxhai i tij. Dhe pa humbur kohë, Tini kishte filluar stërvitjet në atë kohë në ekipin e dytë të Zagrebit i cili quhej(Zagreb II), por që pastaj e ka ndërruar emrin në(Hiron Botinec) ku tashmë ky ekip është me emër shumë të njohur në Kroaci dhe Evropë “KK Cedevita Olimpija”. Në Zagreb, Spaqi kishte qëndruar dy vite ku kishte përfituar shumë nga puna me trajnerë shumë të mirë e ku thotë se më së shumti e kishte ndihmuar, Jaksha Vuliç. Pastaj Spaqi poashtu kishte pasur disa prova në Turqi, ku nuk ishin të kënaqshme për të dhe ishte rikthyer në klubin ku mori hapat e parë, tek Bashkimi ku edhe ishte stolisur me Kupën e parë në karrierë për të dhe të parën pas luftës për Bashkimin në vitin 2001. Gjatë stinorëve 2002-2006, Spaqi ishte transferuar në Mabetex ku edhe me Mabetexin kishte dalur kampion me ekipin në vitin 2005, për të vazhduar në vitin 2006-2007 në As Prishtinën e asaj kohe. Në stinorin 2007/08 te ekipi ku edhe kishte pasur më së shumti trofe, kishte kaluar te Sigal Prishtina me thirrjen e trajnerit, Arben Krasniqi që njëherazit ështëedhe trajneri më i sukseshem i gjithë kohërave në   Kosovë, ku sigurisht për të ishte privilegj të ishte nën-urdhërat e një trajneri me renome. Edhe aty Spaqi kishte fituar të gjithë trofetë e mundshëm për 4 vite me radhë.

Pas Prishtinës, Spaqi ishte rikthyer në Bashkim përsëri për ti ndihmuar skuadrës ku kishte filluar gjithçka rreth basketbollit, ku për fat të keq kishin luajtur 4 finale, por nuk ishin stolisur me tituj dhe Kupa. Për kombëtaren e Kosovës, Spaqi kishte luajtur në të gjitha organizimet e FBK-së e deri në pensionim dhe vetëm në turneun në Jordani, nuk kishte udhëtuar për arsye familjare me skuadrën e Kosovës në Jordan. Ku madje kishte qenë edhe kapiten i ekipit. Spaqi ishte me Kosovë edhe në ndeshjen e parë zyrtare si shtet i pavarur i Kosovës, kishte qenë kapiteni i parë, zyrtarisht i emëruar, ku edhe kishte dorëzuar fanelën në atë kohë, Presidentit Sejdiu. Dhe vetë fakti që djaloshi prizrenas, ka qenë kapiten pothuajse në çdo skuadër, tregon shumë. Punëtor, lider dhe i kryente detyrat dhe obligimet korrekt në raport me skuadrën dhe trajnerin dhe sigurisht në afërsi me bashkëlojtarët.

PAS PENSIONIMIT SI LOJTAR AKTIV, SPAQI VAZHDON ME BASKETBOLLIN!

Pas pensionimit në vitin 2014, klubi i Bashkimit i kishte ofruar postin e drejtorit sportiv, por pastaj për arsye personale Spaqi dhënë dorëheqje nga posti që mbante tek skuadra e zemrës. Për të vazhduar me avanturën e parë si trajner tek Besa e Pejës në Superligë për gjysmë sezoni. Menjëherë vitin e ardhshëm i kishin ardhur disa oferta nga Superliga dhe Liga e parë, ku pas analizës personale, Spaqi kishte pranuar sfidën dhe ofertën e KB Rahoveci, ku me klubin ”vreshtarë” kishin arritur të shkaktonin senzacion dhe ishin futur në histori me inkuadrimin në Superligë, me çka skuadra e Rahovecit garon edhe tani në elitë me sukses.

Pastaj angazhimin me basketbollin, Spaqi e filloi në shkollën ku edhe punon, ku për të gjitha projektet thotë se e ka mbështetur Ish-drejtori, Don Izidor Lukiq i cili kishte shpirtë sportisti dhe mu për këtë, ai thotë se pati fat dhe edhe aty patën suksese të jashtëzakonshme në dy nivele, në nivel shkollor ku u shpallën kampionë të Kosovës dhe në nivel të garave të FBK-së, ku garojnë aktualisht edhe në ligën e parë të Kosovës. Tashmë ish-skuadra ”Don Bosko” e ka ndërruar emrin në As-Prishtina dhe Spaqi thotë se është shumë i lumtur, për faktin se ka lojtarë shumë të edukuar dhe shumë të mirë. Dhe përkundër ofertave të vazhdueshme, ai thotë se do të qëndroj te As-Prishtina. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.