Basketboll

MIAMI E NISË PLAY OFF-IN ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Miami Heat e kanë nisur me fitore play off-in e NBA-së për sivjet.

Heat kanë triumfuar në ndeshjen e parë të serisë, ndaj Indianas duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin final, 101-113.

Jimmy Butler me 28 pikë e Goran Dragiç me 24 sosh u dalluan në këtë fitore të Heat.

Tek Indiana u dalluan, Malcolm Brogdon e TJ  Warren me nga 22 pikë.

Ndeshja e dytë e kësaj serie në mes këtyre skuadrave zhvillohet pas tre ditësh. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.