Basketboll

SKUADRA E NJOHUR TURKE, TËRHIQET ZYRTARISHT NGA SUPERLIGA E TURQISË!

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e njohur turke ”Teksüt Bandirma BK” tërhiqet edhe zyrtarisht nga Superliga e Turqisë.

Klubi i njohur turk, Teksüt Bandirma BK, ka njoftuar sot se po tërhiqet zyrtarisht nga Superliga turke, për shkaqe të problemeve të mëdha financiare.

Ne kemi qenë duke luftuar me vështirësi ekonomike me muaj. Kjo është arsyeja pse vendosëm të tërhiqemi nga Superliga. Sigurisht, jemi të pikëlluar thellë, sepse kemi tërhequr klubin tonë i cili ka një histori të pastër për më shumë se 25 vjet. Por ne nuk e mbyllim klubin tonë. Aktivitetet tona do të vazhdojnë si klub”, thuhet në njoftimin e skuadrës së famshme turke.

Para pezullimit të sezonit 2019-20, Bandirma u rendit në vendin e 7-të të renditjes së Ligës Turke.

Skuadra e ”Merkezefendi Belediyesi Denizli Basket” pritet të promovohet në Superligën e Turqisë, pas tërheqjes së Bandirmas. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.