EKSKLUZIVE: ANDIN RASHICA PRITET TË EMËROHET NË KRYE TË PRISHTINËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës ndonëse në heshtje, po vazhdon të punojë në kompletimin e skuadrës për edicionin e ri të garave në basketbollin e Kosovës.
�
Në vazhdën e këtij riorganizimi, AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se drejtuesit e klubit kryeqytetas pritet të emërojnë në krye të shtabit teknik, trajnerin perspektiv, Andin Rashica dhe kjo pritet të bëhet publike shumë shpejtë.
�
Pas një periudhe kohore si ndihmës, por shpeshherë edhe si kryetrajner duke marrë përvojën e duhur, drejtuesit e Prishtinës kanë vendosur t’ja besojnë klubin më të trofeshëm në vend, një djaloshi me shumë potencial i cili tashmë është emër i dëshmuar në Kosovë.
�
Të kujtojmë se në vitin 2018, Rashica e kishte udhëhequr ekipin e Prishtinës si trajner i parë dhe kishte arritur sukses historik, duke fituar Kupën e Kosovës në moshën 27 vjeçare me të gjithë lojtarët vendorë dhe duke u bërë trajneri më i ri në moshë në basketbollin e Kosovës që fiton trofe në këtë nivel të garave.
�
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.