NDRYSHIME RRËNJËSORE TE TREPÇA, KLUBI PRITET TË BËHET ME UDHËHEQËSI TË RE
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër skuadrat më me traditë në basketbollin e Kosovës, Trepça e Mitrovicës pritet të ndryshojë rrënjësisht strukturën organizative të skuadrës nga ky edicion.
Drejtuesit e deritanishëm të skuadrës me në krye kryetarin, Shaban Myftari, sekretari Kemajl Muja, drejtori Besim Braha, drejtori sportiv Naim Hajrizi, njoftuan për tërheqjën nga postet që mbanin pas shumë viteve dhe tashmë pritet të hapin rrugë për angazhimin e enegjive të reja në klub.
Në njoftimin e lëshuar nga skuadra ”xehtare” thuhet se nga tash e tutje klubin e kanë afruar në radhët e tyre, këshilli inicues i përbërë nga Vullnet Sefaja, Lindrit Misini, Albert Shala, Edin Verbiqi do të angazhohen në riorganizimin e klubit dhe mbajtjen e Kuvendit dhe Bordit të ri të KB Trepça.
Njoftimi i plotë dhe pa ndërhyrje i skuadrës mitrovicase i lëshuar në faqen zyrtare në Facebook:
NJOFTIM
Bordi i deritanishëm i KB Trepça dorëzoi detyrën Këshillit të Ri inicues për reorganizimin e Klubit Basketbollistik Trepça.
Kryetari i derianishëm Shaban Myftari njoftoi për tërheqjën nga posti pas shumë viteve për arësye moshore. Sekretari Kemajl Muja, drejtori Besim Braha, drejtori sportiv Naim Hajrizi hapin rrugë për angazhimin e enegjive të reja në klub.
Klubi inicues i përbërë nga Vullnet Sefaja, Lindrit Misini, Albert Shala, Edin Verbiqi do të angazhohen në reorganizimin e Klubit dhe mbajtjën e Kuvendit dhe Bordit të ri të KB Trepça.
Me fat!
Na priftë e mbara ?
Komentet janë të mbyllura.