SHUMË BEFASI NË EUROLIGË, NË VEÇANTI HUMBJET E FENERIT DHE CSKA-SË
Prishtinë(AsistiOnline) – Me shumë befasi është mbyllur sonte, xhiro e 4-të e stinorit të ri në Euroligë.
Qysh në ndeshjen e parë të mbrëmjes, Alba e Berlinit mposhti në udhëtim, favoriten apsolute para nisjes së përballjes, CSKA-në e Moskës me rezultat, 88-93.
Ndërsa humbje të befasishme në mes të Stambollit, ka pësuar edhe Fenerbahçe që u mposht nga Bayerni me rezultat të ngushtë, 71-75.
Fitore të ngushtë si vendas, ka realizuar Olimpiakosi që ka mposhtur Maccabi Tel Avivin me shifrat, 85-82.
Real Madridi ka vazhduar me super-formën e dobët këtë stinor, duke pësuar në Milano nga Olimpia me rezultat të përgjithshëm, 78-70.
Dhe në ndeshjen e fundit të xhiros, Baskonia si vendase ka mposhtur Khimkin e Moskës, 77-60.
Pas kësaj xhiro’je, tabelës i prinë skuadra lituaneze, Zalgiris Kaunas që mbetet i vetmi ekip pa humbje në këtë garë, pasuar nga Valencia, Bayerni, Olimpiakosi, Milano, Barcelona, Baskonia, Fenerbahçe etj.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.