Basketboll

FITORE BEFASUESE E ZVEZDËS NË MILANO

Prishtinë(AsistiOnline) – Në ndeshjen e fundit të xhiros së 9-të në Euroligë, Crvena Zvezda e ka arritur një fitore të befasishme në udhëtim te Milano.

Ekipi i Zvezdës ka triumfuar në udhëtim te Olimpia Milano e cila ishte favorite në letër para fillimit të sfidës, por që kjo nuk e pengoi ekipin serb të tregojë lojë të fortë e në fund të dalë fitues me rezultatin final, 79-87.

Tre lojtarë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Zvezdës sonte, Jorday Loyd me 17 pikë, Corey Walden me 15 pikë dhe Johnny O’Bryant me 11 sosh.

Tek Milano s’mjaftuan për fitore, Vladimir Micov me 13 pikë e Sergio Rodriguez me 11 sosh.

Me këtë fitore, Zvezda ngjitet nga vendi i 13-të në atë të 9-të dhe i afrohet zonës, play-off. E Olimpia Milano bie në pozitën e 12-të.

 

 

Komentet janë të mbyllura.