Basketboll

DACI VAZHDON KARRIERËN NË SUPERLIGËN ÇEKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër basketbollistet më të mira e viteve të fundit, në basketbollin kosovar femëror, Saranda Daci pritet që nga janari, karrierën ta vazhdojë jashtë vendit.
Basketbollistja pejane që aktualisht luan te KBF Bashkimi, është lëshuar me marrëveshje nga klubi prizrenas, që lirshëm të kalojë tek skuadra nga Superliga e Çekisë, Slovanka MB dhe nga janari, pritet të paraqitet për skuadrën në fjalë.
Tek Bashkimi ‘Sazi’ luan në dy stinorët e fundit dhe së bashku kanë fituar të gjithë trofetë e mundshëm në basketbollin e Kosovës. Ndërsa në pesë xhirot e stinorit të sivjetmë, Daci me Bashkimin aktualisht ka mesatare prej, 17.0 pikëve, 11.2 kërcimeve dhe 2.2 asisteve për ndeshje.

Para ardhjes te skuadra prizrenase, Daci luajti me shumë sukses edhe te KBF Prishtina dhe KBF Penza dhe karriera e saj, flet për suksese të shumta kudo që ka luajtur.

AsistiOnline.com i uron fat dhe suksese, basketbollistes Saranda Daci në ndjekjen e ëndrrës evropiane, atë që e dëshiron çdo basketbolliste dhe besojmë fuqishëm se do ti tregojë vlerat e saj.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.