Basketboll

SARANDA DACI DEBUTON TEK SKUADRA ÇEKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistja nga Peja, Saranda Daci para pak ditëve, kaloi në radhët e skuadrës elitare çeke, ”Slovanka MB”.

Ditën e djeshme, Daci debutoi me skuadrën e re dhe qysh në debutim arriti të lërë gjurmë pozitive edhe pse skuadra e saj humbi me rezultat, 88-69 nga ”Chomutov”.

Për 23 minuta lojë, Daci ishte pikëshënuesja e dytë më e mirë tek ekipi i saj me 13 pikë, 8 kërcime, 3 vjedhje topash e 1 bllokadë, duke treguar kështu vlerat e saj që në debutim.

Tek skuadra çeke, Daci kaloi pas afro dy stinorëve fantastikë me skuadrën e Bashkimit, duke fituar çdo trofe të mundshëm në basketbollin e Kosovës.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.