PEJA S’DI PËR HUMBJE, BINDSHËM EDHE NË ”MINATORI”
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës e ka vazhduar ecurinë pa humbje edhe në ndeshjen e mbetur nga xhiro e pestë e Superligës së Kosovës.
”Shqiponjat” kanë triumfuar në udhëtim te Trepça me rezultat tejet bindës, 58-72.
Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, pjesa e parë ishte shumë interesante me Trepçën që e nisi më mirë, duke e fituar periodën e parë, 17-14, ndërsa në të dytin, Peja ia ktheu me të njëjtën monedhë, 13-16 dhe kjo bëri që pjesa e dytë të mbyllet baraz, 30-30.
Dallimi kryesor i ndeshjes u bë në pjesën e dytë, kur Peja e filloi atë furishëm dhe i fitoi të dyja periodat e fundit bindshëm(9-21, 19-21), që në fund i shërbyen për fitore
Katër lojtarë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Pejës sot: Dardan Berisha ishte afër triple-double-it(18pk, 9krc, 8ast), Amel Kuljuhoviç(12pk, 10krc), Robert Cartwright me 11 pikë dhe Marko Peroviç me 10 sosh.
Tek Trepça u dalluan, Kalin Fisher me 19 pikë, Besnik Azemi me 13 pikë dhe Burim Zekiqi me 12 pikë.
Pas xhiros së pestë, Peja rikthehet e para në tabelë me 10 pikë, ku nga 5 ndeshje të luajtura, ka po aq fitore. Ndërsa, Trepça ka 7 pikë dhe gjendet në pozitën e 5-të me 2 fitore e 3 humbje.
Në xhiron e radhës, Peja e pret Golden Eagle Yllin e Trepça i shkon Rahovecit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.