Basketboll

PËRBALLJA KRYESORE E XHIROS, SOT NË THERANDË

Prishtinë(AsistiOnline) – Nga sot me dy ndeshje në program dhe katër në total, do të zhvillohet xhiroja e 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi më interesant i xhiros, shihet ai ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës. Therandasit kanë shtatë fitore dhe pesë humbje në këtë edicion, kurse pejanët tetë fitore dhe katër humbje. Fakt interesant është edhe ballafaqimi i trajnerëve nga Turqia. Fatih Emre Gezer i Yllit dhe Shemsettin Bash i Pejës.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 15:00 dhe transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Prince Caffe Superliga – Java 13

E mërkurë

15:00 Golden Eagle Ylli – Peja.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.