BASHKIMI VAZHDON ME FITORE, RADOVIÇ DEBUTON ME HUMBJE
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi e ka mbyllur stinorin vjeshtor të Superligës së Kosovës me fitore, përballë Sigal Prishtinës në kryeqytet.
Ekipi nga qyteti i vjetër i Prizrenit, ka triumfuar në udhëtim te Sigal Prishtina me rezultatin përfundimtar të sfidës, 80-89.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë shumë të fortë, ku në çerekun e parë, Sigal Prishtina arriti të jetë më e mirë, 24-18, ndërsa në të dytin, Bashkimi u këndell dhe arriti ta fitojë, 19-24, por Sigal Prishtina shkoi në pushim me +1(43-42).
Loja e fortë dhe e ngushtë mes skuadrave vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por që Bashkimi u tregua më i vendosur për fitore, duke i fituar dy periodat vendimtare(14-23, 23-24) dhe me plotë meritë triumfoi në fund.
Në këtë fitore të madhe të Bashkimit sonte u dalluan: Sean Hoehn me 22 pikë, K.J RObinson me 19 pikë, Musab Mala me 17 pikë e Qëndrim Biraj me 12 sosh.
Te Prishtina s’mjaftuan për fitore, Meriton Ismaili me 18 pikë, Fisnik Rugova e Daniel Lekndreaj me nga 16 pikë, e as transferi i ri, Seth Leday me 13 pikë.
Bashkimi e mbyll stinorin vjeshtor në pozitën e 5-të me 22 pikë, 8 fitore e 6 humbje. Përderisa, Sigal Prishtina vjeshtën e mbylli si e parafundit me 18 pikë, 4 fitore e 10 humbje.
Me këtë ndeshje që ishte e fundit për xhiron e 14-të, mbyllet stinori vjeshtor në elitën e basketbollit kosovar dhe stinori pranveror starton në vikendin e ardhshëm.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.