SOT ËSHTË HAPUR ZYRTARISHT AFATI KALIMTAR DIMËROR
Prishtinë(AsistiOnline) – Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 03.12.2020 kishte vendosur për datën e hapjes së afatit kalimtar dimëror për basketbollistë/e.
Në atë mbledhje ishte vendosur, që afati kalimtar për basketbollistë/e të hapet më 11 janar, që i bie nga sot dhe të përfundojë më 15 janar, ditë e premte.
Në këtë afat klubet mund të regjistrojnë lojtarët vendorë apo edhe të huaj. Për basketbollistët vendorë, afati përfundon të premten, derisa lojtarët e huaj mund të regjistrohen deri 72 orë para xhiros së 22-të në Prince Caffe Superligë.
Basketbollistë vendorë pas paraqitjes së dokumenteve, mund të luajnë në xhiron e 15-të në elitë, që zhvillohet në fundjavë.
Gjatë mbajtjes së këtij afati kalimtar, skuadrat e basketbollit kosovar, sidomos ato elitare të meshkujve pritet të bëjnë ndryshime të shumta në rostere, largime, por kryesisht transfere të shumta dhe që pritet të rrisin dukshëm kualitetin e garave.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.