KAMPIONËT, SKUADRA E PARË ME 10 FITORE NË NBA
Prishtinë(AsistiOnline) – Los Angjelos Lakers, janë bërë skuadra e parë në stinorin e ri të NBA-së, që kanë arritur 10 fitore.
Kampionët aktualë të garës, gjatë mesnatës kanë mposhtur skuadrën e Oklahoma City Thunder me rezultatin e thellë dhe final të sfidës, 99-128.
LeBron James me 26 pikë, 7 asistime e 6 kërcime, ishte më i miri në këtë fitore të Lakers, i ndihmuar edhe nga Montrezl Harrell me 21 pikë.
Tek OKC me lojë të mirë u dalluan, Alexander Gilgeous me 17 pikë e Isaiah Roby me 11 sosh.
Lakers me këtë fitore u bë skuadra e parë në këtë sezon me 10 fitore, dhe si mysafire kjo skuadër sivjet, ka bilanc prej 7 fitoreve e 0 humbjeve, teksa gjendet ekipi i parë në Konferencën Perëndimore.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.