Basketboll

FITORJA E SHTATË ME RADHË PËR UTAH JAZZ

Prishtinë(AsistiOnline) – Utah Jazz e kanë arritur fitoren e 7 rresht në stinorin e ri të NBA-së.

Jazz kanë arritur fitoren e radhës, duke mposhtur kësaj here ekipin e New Orleans Pelicans me rezultatin final, 129-118.

Donovan Mitchell shkëlqeu me 36 pikë, 7 kërcime e 5 asistime te Utah.

Te Pelicans Zion Williamson s’mjaftoi për fitore me 27 pikë.

Tash, Utah Jazz ka 11 fitore e 4 humbje dhe gjendet në pozitën e dytë, kurse Pelicans kanë 5 fitore e 9 humbje në pozitën e 12.

/AsistiOnline.com/

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=PfLvMN7pjNA&feature=emb_title

 

Komentet janë të mbyllura.