Basketboll

EDON MAXHUNI GRUMBULLOHET ME FINLANDËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Kosova dhe me formën më të mirë nga shqiptarët nëpër botë aktualisht, është grumbulluar me Kombëtaren e Finlandës.

23 vjeçari nga Mitrovica, që nga tash pritet të jetë prej bartësve kryesorë të ekipit kombëtar finlandez, në një skuadër me shumë yje, ka folur edhe për televizionet e shtetit nordik, duke u shprehur shumë optimist për ekipin të cilit i përket.

AsistiOnline.com ka arritur që të përkthejë nga gjuha finlandeze në atë shqipe, intervistën e Edonit për mediat e atjeshme para ndeshjeve kualifikuese që Finlanda i zhvillon për Evropianin 2022, gjatë kësaj jave në ‘bubble’ organizimin në Gjeorgji ndaj kësaj të fundit dhe Zvicrës.

Është shumë ndjenjë e mirë të jemi prapë bashkë edhe pse është dukur që ka kaluar një kohë shumë e shpejtë prej nëntorit. Më vjen mirë që në këtë ‘bubble’ jemi të kompletuar tërësisht se me të vërtetë deri tani na kanë munguar lojtarë të rëndësishëm. Është një ndjenjë shumë e mirë, po punojmë po përgatitemi”. 

Une vetën po e ndjej shumë të sigurtë dhe jam i lumtur që jam i ftuar, shpresoj që edhe do të jem në ekip dhe që të më jepet rasti, do të jem dy herë më i mirë se herave të kaluara. Shpresojmë në fitore, shpresojmë se do të arrijmë qëllimin tonë që të kualifikohemi në Kampionatin Evropian”. 

Shumë do të thotë për mua që si një lojtar i ri të jem pjesëmarrës i një Kampionati Evropian. Edhe pse nuk do ta kemi ndihmën e tifozëve, apo lojtarin e 6-të(Susijengi) edhe pse nuk do të kemi ndihmë e tyre, ne do të mundohemi që të arrijmë qëllimin për çfarë kemi ardhur. Jam i lumtur për këtë rast që më është dhënë dhe do të bëj çmos, që të arrijmë cakun që të kualifikohemi”.

Edhe pse është herët, koha është shumë e keqe. Në ora 14:00, shpresoj që do të jeni afër ekraneve televizive dhe do të na përkrahni në shtëpitë e juaja. Ne do t’ju gëzojmë dhe do të arrijmë qëllimin dhe do të jemi edhe në Kampionatin Evropian 2022. Koha do të bëjë të vetën, ju përshëndes të gjithëve dhe të jeni me ne”, tha në fund Maxhuni.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.