THELLOHET KRIZA E HOUSTONIT, EMBIID-HARRIS UDHËHOQËN PHILYN DREJT FITORES
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas tre humbjeve rresht, Philadelphia 76ers u kthyen te fitorja duke mposhtur Houston Rockets me rezultat 118-113. Ishte kjo disfata e shtatë rradhazi për Raketat e Houstonit që tani e shohin veten larg kualifikimit të fazës play off.
Joel Embiid dhe Tobias Harris shkëlqyen në parket duke udhëhequr skuadrën drejt këtij triumfi që I mbanë tani në vendin e parë të bregut lindor. Për Embiid kjo ishte ndeshja e 12 rresht që shënon mbi 25 pikë për ndeshje duke qenë në podium sëbashku me Ëilt Chamberlain dhe Allen Iverson që kanë shifra të tilla.
Në këtë mbrëmje shkëlqeu edhe vëllau i vogël i Stephen Curry, Seth duke arritur për herë të parë në shifrat prej 25 pikë e 5 asistime për një ndeshje në karrierën e tij.
76ers dominuan totalisht ndeshjen duke shkuar deri në plus 29 pikë epërsi në çerekun e tretë, por një vetëkënaqësi e djelmoshave të Doc Rivers bëri që epërsia të shkrihet deri në plus 5 pikë në përfundim të takimit, por asnjëherë duke mos e rrezikuar fitoren.
Më të dalluarit për këtë fitore ishin Embiid, Harris dhe Curry. Embiid për pak sa nuk kompletoi triple double me 31 pikë, 10 kërcime e 9 asistime. Harris doli nga palestra poashtu me double double duke shënuar 24 pikë me plotë 15 kërcime. Ndërsa Curry ndeshjen e mbylli me 25 pikë, 5 asistime e dy kërcime.
Te Houstoni më I dalluari ishte I zakonshmi John Ëall që shënoi 28 pikë me 7 asistime e tre kërcime. Vlen të ceket që Ëall në dy çerekët e parë kishte shënuar vetëm dy pikë.
Houston Rockets tani shijon humbjen e 17 në 28 ndeshje dhe rënditet në vendin e 14 ndërsa Phily konsolidohet në vendin e parë të lindjes me 19 fitore e 10 humbje.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=pvHoJ5QZLAQ
Komentet janë të mbyllura.