Basketboll

RAPTORS MPOSHTIN LIDERËT E LINDJES

Prishtinë(AsistiOnline) – Toronto Raptors e kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme, ndaj ekipit lider në Konferencën Lindore, Philadelphias.

Raptors fituan përballë 76ers me rezultatin final, 110-103, në një ndeshje tejet interesante e cila u luajt pa publikun e pranishëm në palestër.

Fred VanVleet e Pascal Siakam me nga 23 pikë secili, ishin kontribuesit kryesorë në këtë fitore të Raptors.

Përderisa tek Philly s’mjaftuan për triumf: Ben Simmons me 28 pikë e Joel Embiid me 25 sosh.

Përkundër fitores, Philadelphia mbetet e para në lindje me 20 fitore e 11 humbje. Ndërsa, Raptors në të njëjtën Konferencë gjenden të 5-tit me 16 fitore e 15 humbje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=TDZzKE1tPtk

 

Komentet janë të mbyllura.