FITORE ME 87 PIKË DIFERENCË, 4 LOJTARE ME DOUBLE-DOUBLE
Prishtinë(AsistiOnline) – Ndeshja e parë e xhiros së 15-të në Superligën e Femrave i ka takuar KBF Prishtinës që ka mposhtur thellë KBF Kastriotin.
Vashat prishtinase kanë triumfuar me rezultat shumë të thellë, përballë atyre ferizajase në Palestrën ”Bill Clinton” me shifrat përfundimtar, 60-147.
Të gjitha lojtaret e Prishtinës në këtë duel shënuan pikë, ndërsa 4 prej tyre arritën double-double: Alexis Tolefree me double-double(32pk, 10 ast), Enxhi Xhanaj me double-double(18pk, 13 ast), Era Shatri me double-double(16pk, 10 ast), dhe Dajan Daniel(16pk, 10krc), ndërsa, Enisa Kamerolli me 22 pikë e Aulona Muhadri me 17 sosh.
Te Kastrioti me lojë të mirë u dalluan, Agnesa Rrahmani me 26 pikë, Andrea Iavarone me 18 pikë dhe Amani Alexander me 10 sosh.
Pas xhiros së 15-të, Prishtina mbetet e 3-ta me 24 pikë, 9 fitore e 6 humbje. Ndërsa, Kastrioti i parafundit me 17 pikë, 2 fitore e 13 humbje.
Në xhiron e radhës, Prishtina e pret Trepçën e Kastrioti i shkon Vëllaznimit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.