Basketboll

JAZZ MPOSHTEN NGUSHTË NGA MIAMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Utah Jazz janë mposhtur për herë të dytë radhazi në ndeshjet si skuadër mysafire. Ata mëngjesin e sotëm dështuan përballë gjigantëve të lindjes Miami Heat. Në një duel që ishte i barabartë dhe shumë interesant diferencën e bëri çereku i katërt në të cilin Miami ishin më të mirë duke arritur edhe fitoren.

Rezultati përfundimtar i këtij dueli ishte: Heat 124 – 116 Jazz.

Lojtari më i mirë në parket ishte padyshim fundori, Jimmy Butler që luajti me 33 pikë, 10 kërcime dhe 8 asistime, teksa mirë u paraqitën edhe Dragiç dhe Adebayo.

Nga ana tjetër, Mitchell realizoi 30 pikë, por që në fund nuk i mjaftuan skuadrës së tij.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera ishin këto:

Hornets 121-130 Warriors,

TrailBlazers 93-102 Lakers,

Hawks 109-118 Thunder,

Clippers 119-99 Grizzlies, 

Kings 111–107 Pistons,

Pacers 112-118  Celtics,

Rockets 111-122 Raptors,

Suns 106-97 Bulls.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=RuuUGe5wQIY

Komentet janë të mbyllura.