Basketboll

KBF PRISHTINA FITON NË GJAKOVË DHE NGJITET NË POZITËN E DYTË

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Prishtina e ka fituar përballjen kryesore të xhiros në Superligën e Femrave, duke mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës.

Vashat kryeqytetase i janë gëzuar fitores në ”Shani Nushi” me rezultat tejet të ngushtë, 74-79.

Pjesa e parë e sfidës ju takoi vendaseve nga Gjakova të cilat e fituan atë me rezultat të ngushtë, 42-40. Ndërsa në pjesën e dytë, prishtinaset u treguan më të vëmendshme dhe arritën ta fitojnë takimin me 5 pikë diferencë.

Gjashtë lojtare të Prishtinës arritën pikë dyshifrore sonte: Dajan Daniel me double-double(14pk, 15krc), Enisa Kamerolli me 15 pikë, Alexis Tolefree me 13 pikë, Aulona Muhadri me 11 pikë dhe Enxhi Xhanaj e Era Shatri me nga 10 sosh.

Te Vëllaznimi s’mjaftuan për fitore: Sarah Mgbeike me double-double(23pk, 18krc), Ravena Baker me 27 pikë e Festa Bicurri me 12 sosh.

Pas kësaj fitore, Prishtina arrin në kuotën e 28 pikëve me 11 fitore e 6 humbje, ngritet në pozitën e dytë. Ndërsa, Vëllaznimi bie i 3-ti poashtu me 28 pikë, 11 fitore e 6 humbje e me koshaverazh më të dobët se Prishtina.

Në xhiron e radhës, Prishtina e pret Bashkimin në derbin e xhiros e Vëllaznimi luan ndaj Penzës në udhëtim.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.