BASHKIMI ARRIN FITOREN E PARË NËN-DREJTIMIN E STËRLES
Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka arritur një fitore shumë domethënëse në luftën për ti ikur fundit të tabelës në Superligën e Kosovës.
‘Vreshtarët’ kanë triumfuar në udhëtimin e tyre në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat, 61-69.
Ndeshja ishte mjaftë interesante me Bashkimin që e fitoi çerekun e parë, 15-24, ndërsa i dyti u mbyll baraz, 13-13 dhe mysafirët shkuan në pushim me 9 pikë avantazh.
Në pjesën e dytë, vazhdoi lufta e madhe e skuadrave për fitore dhe këtë më së miri e tregon fakti që edhe kjo periodë u mbyll baraz, 23-23. Në çerekun e fundit, Vëllaznimi u mundua që ta përmbysë maksimalisht avantazhin e Bashkimit dhe përkundër fitimit të çerekut të katërt, 10-9, fitorja ju takoi portokallinjëve.
Katër basketbollistë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Bashkimit sot: Juljan Hamati me double-double(22pk, 13krc), Milos Latkovic me 13 pikë, Musab Mala me 12 pikë e Obinna Oleka poashtu me double-double(11pk, 14krc).
Te Vëllaznimi s’mjaftuan për fitore: Emmanuel Omogbo me 15 pikë, Andi Shehu e Ty Nichols me nga 13 pikë, si dhe Tiwian Kendley me 12 sosh.
Pas kësaj ndeshje, Bashkimi mbetet i 5-ti në tabelë me 35 pikë, 11 fitore e 13 humbje. Ndërsa, Vëllaznimi mbetet i fundit me 31 pikë, 7 fitore e 17 humbje.
Në xhiron e ardhshme, Bashkimi e pret Pejën e Vëllaznimi i shkon Trepçës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.