Basketboll

TRAJNERI I VLLAZNISË E KOMENTON HUMBJEN NGA PEJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetrajneri i Vllaznisë së Shkodrës, Matthew Jones foli pas humbjes që ekipi i tij e pësoi nga Peja në çerekfinale të Ligës Unike.

Tekniku i ri amerikan për mikrofonin e Artmotion pas ndeshjes, tha se skuadra e tij ka qenë e papërgatitur dhe kjo ndikoi në epilogun final.

Nuk kemi pasur shumë kohë për tu përgatitur për këtë ndeshje, sepse dihet që kampionati te ne ka nisur shumë vonë. Kam pasur disa lëndime në skuadër. Ekipi i Pejës u pa që ishte më i komponuar dhe me i fuqishëm në sulm dhe kjo e dha edhe rezultatin në fund për çka edhe i uroj”, u shpreh Jones.

Peja arriti ta mposht Vllazninë në kuadër të çerekfinales së Ligës Unike (Kliko në fjali dhe lexo raportin e plotë nga ndeshja).

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.