Basketboll

PEJA E MBYLL STINORIN ME FITORE NDAJ VËLLAZNIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Në një ndeshje që ishte pa rëndësi për të dyja skuadrat, Peja e ka mposhtur Vëllaznimin në kuadër të ndeshjes së fundit nga xhiro e fundit në Superligën e Kosovës.

Pejanët kanë arritur të triumfojnë ndaj gjakovarëve në ”Karagaç” me rezultat final, 93-63.

Ndeshja nuk është se kishte ndonjë histori me Pejën që udhëhoqi në rezultat gjatë tërë kohës(27-17, 29-12, 22-12), duke humbur vetëm çerekun e tretë(15-22) dhe fitorja në fund erdhi me meritë.

Individët që spikatën në fitoren e Pejës sonte ishin: Brandon Walters me double-double fantastik(30pk, 15krc), Rron Grapci me 15 pikë e Albin Berisha me 10 sosh.

Te Vëllaznimi lojë të mirë shfaqën: Emmanuel Omogbo me 16 pikë e Cedric Counil me 13 sosh.

Me këtë fitore, Peja e mbylli stinorin e rregullt në pozitën e 4-të me 43 pikë, 15 fitore e 13 humbje.

Ndërsa, Vëllaznimi bie edhe zyrtarisht nga elita me 37 pikë, 9 fitore e 19 humbje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.