Basketboll

SOT DY GJYSMËFINALET E LIGËS UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe kjo mesjavë në basketbollin shqiptaro-kosovar pritet të jetë shumë interesante.
 
Gjatë ditës së sotme zhvillohet dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës Unike, Rahoveci – Peja dhe Goga Basket – Ylli.
 
Rahoveci-Peja është gjysmëfinalja e parë dhe shumë interesante. Vreshtarët u kualifikuan në gjysmëfinale pa luajtur fare, pas tërheqjes së ekipit të Teutës, ndërsa Peja triumfoi ndaj Vllaznisë së Shkodrës dhe kështu të dyja skuadrat duan inkuadrimin në finale dhe të fitojnë trofeun e çmuar që është historik, pasi është hera e parë që zhvillohet një ligë mes Kosovës e Shqipërisë në sportet kolektive.
 
Në duelin e dytë gjysmëfinal, Goga Basketi pasi mundi Tiranën do të ballafaqohet me Golden Eagle Yllin, që arriti të triumfojë ndaj Sigal Prishtinës. Ky duel pritet të jetë shumë interesant, duke marrë parasysh cilësitë e dy skuadrave. Goga ka synimet që të fitojë çdo trofe të mundshëm këtë edicion, kurse Ylli, që ka bërë shumë investime e dëshiron trofeun e parë të Ligës Unike, që njëkohësisht do të ishte trofeu i parë në histori të klubit.
 
Takimet për shkak të masave anti-Covid do të zhvillohen pa praninë e tifozëve, përkundër interesimit të jashtëzakonshëm.
 
Orari
16:00 Gjysmëfinalja e parë: Rahoveci-Peja
 
19:00 Gjysmëfinalja e dytë: Goga Basket-Golden Eagle Ylli.
 
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.