GOLDEN EAGLE YLLI FINALISTI I DYTË I LIGËS UNIKE
Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike të basketbollit, ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Therandasit kanë arritur të triumfojnë ndaj Goga Basketit në gjysmëfinale me rezultat, 74-86.
Ylli e nisi në start më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 18-22, ndërsa Goga Basketi u rikthye fuqishëm në lojë, duke fituar të dytin 31-19 dhe shkoi në pushim me avantazh solid 49-41.
Në pjesën e dytë, Ylli u rikthye te loja e mirë e çerekut të parë dhe arriti ti fitojë dy periodat vendimtare të ndeshjes 16-22, 9-23 dhe e fitoi ndeshjen me meritë.
L.G Gill me 19 pikë, ishte individi më i dalluar në fitoren e Yllit sonte, ndihmuar edhe nga Elyjah Clark me 18, Valon Bunjaku me 13, Gëzim Morina me 12 dhe Erjon Kastrati e Mitchell Wilbekin me nga 10 pikë.
Te Goga s’mjaftuan për fitore: Milic Blagojevic me 26 pikë, Endrit Hysenagolli me 11, si dhe Griffin Ramme e Theron Bussey me nga 10 sosh.
Me këtë fitore, Ylli u kualifikua në finale të Ligës Unike, atje ku e pret Peja që mposhti Rahovecin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.