Basketboll

BUDUQNOSTI MPOSHT ZVEZDËN, NGUSHTOHET SERIA FINALE E ABA LIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Buduqnosti i Podgoricës e ka fituar përballjen e tretë të serisë finale të ABA Ligës ndaj Crvena Zvezdës.

Në ”Sportski Centar Moraca” të Podgoricës, vendasit e Buduqnostit mposhtën Zvezdën me shumë mund dhe me rezultat të ngushtë 75-71, duke ngushtuar kështu serinë finale të Ligës së Adriatikut.

Italiani, Amedeo DellaValle ishte i jashtëzakonshëm në këtë triumf për vendasit sonte me 19 pikë(4/7 për tre), por u ndihmua edhe nga dy malazezët, Danilo Nikoliq e Nikola Ivanoviq me nga 11 pikë secili.

Te Zvezda s’mjaftuan për fitore eventuale, Jordan Loyd me 19 pikë e Ognjen Dobriq me 17 sosh.

Kjo ishte fitorja e parë e Buduqnostit në këtë seri finale dhe tash jemi 1-2 në favorin e Zvezdës, teksa edhe ndeshja e katërt zhvillohet në Podgoricë pas dy ditëve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.