Basketboll

PHOENIX SUNS NË FINALE TË NBA-SË PAS 28 VITESH

Prishtinë(AsistiOnline) – Phoenix Suns është skuadra e parë finaliste e finales së përgjithshme të NBA-së.

Suns kanë arritur të mposhtin LA Clippersin në ndeshjen e gjashtë finale të Konferencës Perëndimore me rezultatin e thellë 103-130.

Chris Paul ishte fantastik në këtë duel me 41 pikë, derisa Devin Booker shtoi 22 e Jae Crowder 19 sosh.

Te Clippers s’mjaftuan assesi për fitore, Marcus Morris me 26 pikë e Paul George me 21 sosh.

Me këtë fitore dhe seri të përgjithshme 4-2, Phoenix Suns arrijnë në finale të Konferencës Perëndimore atje ku e presin fituesin e duelit, Milwaukee-Atlanta.

/AsistiOnline.com/

https://m.youtube.com/watch?v=d_CCOi4XpZg

 

 

Komentet janë të mbyllura.