KANADAJA U-19 MPOSHT SERBINË DHE FITON TË BRONZTËN NË BOTËROR
Prishtinë(AsistiOnline) – Kanadaja e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror për gjeneratën u-19 te meshkujt që po mbahet në Letoni.
Kanadezët triumfuan ndaj serbëve pak minuta më parë me rezultatin 101-92.
Bennedict Mathurin me 31 pikë, Ryan Nembhard me 21 e Caleb Houstan me 17 sosh, ishin individët më të dalluar te Kanadaja në kte fitore.
Te serbët s’mjaftoi, Mihailo Musikic me 25 pikë.
Kanadaja me këtë triumf e mbyll Botërorin për grupmoshat U-19 te meshkujt me medalje të bronztë, derisa Serbia mbetet pa medalje.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.