USA MBYLL MIQËSORET ME FITORE, TRIUMFON NDAJ SPANJËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Në më pak se një javë deri te fillimi i Olimpiadës në Tokio, dy ekipe kombëtare të rangut më të lartë në botë u ndeshën në Las Vegas.
Kampionët në fuqi të Olimpiadës, Ekipi i USA-së doli më mirë se kampionët në fuqi të Kupës së Botës, Spanja me rezultatin 83-76.
Damian Lillard ishte në krye të shënimeve për amerikanët në këtë duel me 19 pikë, gjersa Kevin Durant shtoi 14 dhe Zach LaVine 13 pikë. Keldon Johnson gjithashtu luajti një rol vendimtar të US-së me 15 pikë.
Në anën kundërshtare, Ricky Rubio me 23 pikë dhe Willy Hernangomez e Marc Gasol shënuan 11 përkatësisht 10 pikë.
Amerikanët janë në grup me Iranin, Francën dhe Republikën Çeke, derisa spanjollët me Argjentinën, Japoninë dhe Slloveninë.
/AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=MUlWz-TKCVA&feature=emb_title
Komentet janë të mbyllura.