Basketboll

RASHICA DHE PRISHTINA?

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëri prej trajnerëve më të mirë që ka basketbolli i Kosovës, Andin Rashica ende nuk e ka definuar të ardhmen e tij.

Në një prononcim për AsistiOnline.com ka treguar se i ka tri oferta nga shtetet e Lindjes së Mesme, porse ende nuk ka vendosur përfundimisht se ku do e vazhdojë karrierën.

”Realisht unë i kam pasur tri oferta në Lindjen e Mesme, mirepo fatkeqësisht për shkaqe familjare me duhet të qëndrojë në Kosovë. E mira e gjithë kësaj është që kam hasur në mirëkuptim, kontaktet do të vazhdojnë dhe kemi lënë hapësirë që të bashkëpunojmë në vitet e tjera. Nga klubet e Kosovës nuk jam kontaktuar, nuk kam pasur asnjë ofertë. Besoj që do të vazhdoj me Prishtinën, disa javë më parë kisha disa biseda me presidentin Maraj dhe drejtorin Azemi, rreth krijimit të ekipit për sezonin e ri. Dëshira ka qenë e dyanshme që unë me mbet në Prishtinë dhe shpresoj që gjithçka të finalizohet në mënyrën më të mirë të mundshme”, shprehet Rashica.

AsistiOnline.com insistoi në përgjigjje për emrat e shteteve nga të cilat ka pasur oferta Rashica dhe ai u përgjigj: ”Oferta kam pasur nga Katari, Irani dhe Arabia Saudite. Mirëpo e mira e gjithë kësaj është që kontaktet nuk janë ndërprerë dhe është lënë e hapur mundësia që të bashkëpunojmë viteve të tjera. Por edhe sivjet besoj se do të vazhdoj në rolin e ndihmës-trajnerit te Prishtina, sepse për mua nuk ka problem që në këtë moshë të punoj në rolin e trajnerit apo ndihmës-trajnerit”, potencoi ai.

30 vjeçari nga kryeqyteti është trajneri më i ri në moshë në historinë e basketbollit të Kosovës që ka fituar trofe në Superligë, ka fituar një herë Kupën e një herë Superkupën nën-drejtimin e Prishtinës, derisa si ndihmës-trajner ka një mori trofesh të fituar.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.