BASHKIMI RIKTHEN ANDI SHEHUN
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas pesë stinorëve në skuadra të tjera, Andi Shehu është rikthyer te Bashkimi.
Skuadra portokallinje nëpërmjet një njoftimi, ka bërë me dije se në edicionin e ri do ta ketë në roster edhe alo-qendrën Andi Shehu.
Basketbollisti 24-vjeçar në stinorin që e lëmë pas, luajti te Vëllaznimi i Gjakovës dhe pati mesatare prej 10.5 pikëve dhe 3.5 kërcimeve për ndeshje.
Para ardhjes te Vëllaznimi, Shehu kishte luajtur për disa skuadra sllovene dhe poashtu ka qenë pjesë e disa prej grupmoshave të reja te Kosova.
Bashkimi deri tani ka zyrtarizuar në skuadër edhe prizrenasin tjeter, Valon Bunjaku e për trajner e ka emëruar kroatin, Branimir Paviqin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.