Basketboll

EDMOND KRYEZIU RIKTHEHET TE BASHKIMI

Prishtinë(AsistiOnline) – Edmond Kryeziu është lojtari më i ri i Bashkimit.

Skuadra prizrenase njoftoi sot se ka rikthyer në skuadër basketbollistin që e kishte rritur vet si lojtar, Edmond Kryeziun.

Në stinorët e fundit dhe pas ndarjes me Bashkimin, Edo Kryeziu kishte luajtur te Vëllaznimi e pastaj te Rahoveci dhe tash rikthehet përsëri në ekipin nga vendlindja.

Në edicionin 2020/21 me Rahovecin ai luajti me mesatare, 5.4 pikë, 2.6 kërcime e 1 asist për ndeshje.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.