ITALIA TRIUMFON NDAJ NIGERISË, ARRIN ÇEREKFINALEN
Prishtinë(AsistiOnline) – Italia është skuadra e rradhës që ka arritur çerekfinalen e Lojërave Olimpike në Tokio të Japonisë.
‘Azzuri’ kanë arritur të triumfojnë ndaj Nigerisë në një duel aspak të lehtë për ta 80-71.
Nicolo Melli me 15 pikë, Nico Mannion me 14 e Achile Polonara me 13 sosh, luajtën rolin kryesor në këtë triumf shumë të vlefshëm për italianët.
Te Nigeria s’mjaftuan assesi për fitoren e parë në LO, Chimezie Metu me 22 pikë e 10 kërcime, por as Jordan Nwora me 20 pikë.
Kjo fitore dhe bilanci prej 2-1 e dërgon Italinë në çerekfinale të Lojërave Olimpike, derisa Nigeria eliminohet që në fazën grupore me bilanc 0-3.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.