Basketboll

DURANT LIDERI I RI I AMERIKANËVE NË HISTORI TË OLIMPIADËS ME SHËNIME

Prishtinë(AsistiOnline) – Kevin Durant sot realizoi 23 pikë në fitoren e SHBA-ve, ndaj Çekisë në fazën grupore të Lojërave Olimpike që po mbahen në Tokio të Japonisë.

Me këto pikë të shënuara, Durant u bë lideri i ri i amerikanëve me shënime i gjithë kohërave në Lojërat Olimpike. Ai e kaloi Carmelo Anthonyn që kishte 336 pikë.

Durant po luan në Olimpiadën e tij të tretë, gjë që e bën thyerjen e rekordit shumë më mbresëlënës se Melo, ky i fundit kishte pasur nevojë për katër paraqitje olimpike për të arritur 336 pikë. Melo vendosi rekordin në vitin 2016, kur e kaloi LeBron Jamesin.

Durant luajti për herë të parë me Shtetet e Bashkuara në Lojëra Olimpike në ato të Londrës në vitin 2012 dhe është fitues i dy të artave olimpike.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.