KOSOVA U-18(M) SOT E NISIN TURNEUN EVROPIAN
Basketbollistët e Kosovës U18 pas përgatitjeve në Prishtinë, të dielën udhëtuan drejt Tiranës, aty ku sot dhe dhe dje kanë zhvilluar dy stërvije për FIBA European Challengers.
Garat zhvillohen nga 3 deri më 8 Gusht. Dardanët e rinj janë në grup me Shqipërinë dhe Moldavinë. Ndërkohë në grupin tjetër janë Luksemburgu, Andorra, Gjibraltari dhe Malta.
Sfida e parë për Kosovën do të jetë më 3 Gusht (SOT) ndaj Shqipërisë në Tiranë. Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 dhe transmetohet në YouTube e faqen zyrtare të FBK-së në Facebook.
Më 4 Gusht takohen Shqipëria dhe Moldavia, kurse më 5 Gusht, Kosova do të përballet me Moldavinë nga ora 19:00. Dy kombëtaret e para kualifikohen në gjysmëfinale, kurse vendi i tretë do të luajë për pozitat 5-7.
/FBK/
Komentet janë të mbyllura.