Basketboll

YLLI PËR FINALEN E RRADHËS, TREPÇA TA RIKTHEJË LAVDIN E DIKURSHËM

Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja e dytë e Superkupës së Kosovës luhet poashtu sot.

Golden Eagle Ylli dhe Trepça përballen sonte në kryeqytet për të kërkuar finalen e parë të edicionit të ri të garave në basketbollin e Kosovës.

Nën-dirigjimin e shumicës dërrmuese të rosterit nga edicioni i kaluar, therandasit kërkojnë finalen e katërt me rradhë për të fituar trofeun e tretë në histori të klubit.

Derisa, Trepça e kërkon finalen e parë pas shumë e shumë vitesh me një riorganizim të madh që e bëri kryesia e re e klubit duke rikthyer Drilon Hajrizin e Samir Zekiqin, por edhe transferuar lojtarë të huaj.

Ky duel që nisë sonte nga ora 19:00 në Pallatin e Sporteve në Prishtinë, transmetohet direkt në Artmotion dhe luhet pa publik shkaku i masave anticovid.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.