Basketboll

ISH-TRAJNERI I PRISHTINËS NË ELITËN HUNGAREZE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ish-trajneri i dikurshëm i Sigal Prishtinës, Antonis Constantinides është bërë me skuadër të re për edicionin që po vjen.

Trajneri qipriot ka nënshkruajtur me ekipin hungarez, “Egis Kormend” tek të cilët më parë kishte trajnuar edhe një ish-trajner i Prishtinës (Matthias Zollner).

Constantinides ishte trajner i Sigal Prishtinës në edicionin 2015/16 dhe me kryeqytetasit e ka fituar Ligën Ballkanike, titullin e kampionit të Kosovës dhe Superkupën e vendit tonë.

Trajneri në fjalë kishte arritur marrëveshje me prishtinasit edhe në vitin 2020 për tu kthyer në postin e trajnerit te kaltërebardhët, por atë kohë në Kosovë u anulua sezoni si pasojë e shpërthimit të pandemisë covid-19.

46 vjeçari nga Nikozia në edicionin 2016/17 ka qenë edhe selektor i Kombëtares Shqiptare të basketbollit.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.