EKSKLUZIVE: NGA SUPERLIGA E GREQISË TE PEJA!
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra prej skuadrave më aktive në merkaton e verës në basketbollin e Kosovës, Peja vazhdon ta forcojë ekipin me emra të rinjë.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se emrin i fundit që do të vije te Peja si përforcim i huaj është basketbollisti amerikan, Alan Arnett.
30 vjeçari është i gjatë 196 centimetra dhe luan në pozitat 1/2.
Arnett ka përvojë të madhe si lojtar e te Peja vije pas përvojës në Superligën e Greqisë me ”Ionikos Nikaias” me të cilët luajti me mesatare, 5.3 pikë, 2.3 kërcime e 2.2 asiste për ndeshje.
Përpos basketbollit grek, Alan ka përvojë edhe në SHBA, Bullgari, Sllovaki e Ukrainë.
Te Peja befasitë nuk kanë të ndalur, ngase pritet ajka mbi ëmbëlsirë me një risi që mund të publikohet nesër.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.