Basketboll

FITORE E MADHE PËR PEJËN NË START, BASHKIMI ME DISFATË TË THELLË

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka fituar pa ndonjë telashe duelin e rivalëve të vjetër ndaj Bashkimit në xhiron e parë të Art Motion Superligës së Kosovës.

Verdhezinjët të dirigjuar nga kapiteni Dardan Berisha mposhtën Bashkimin sonte në shtëpi pa ndonjë telashe dhe me rezultat tejet të thellë 86-51.

Realisht ndeshja nuk kishte ndonjë historik me vendasit që e dominuan tërë ndeshjen dhe pa telashe triumfuan në të gjitha periodat (19-5, 20-15, 24-19, 23-12) e fitorja në fund ishte e natyrshme.

Dardan Berisha ishte lojtari më aktiv në fitoren e Pejës sonte me 26 pikë, ndihmuar edhe nga Daniel Lekndreaj e Arian Qallaku me nga 14 pikë dhe Erdem Ilter që shtoi 13 sosh.

Te Bashkimi sonte pikë dyshifrore arritën, Edmond Kryeziu 13, dhe Immanuel King e Valon Bunjaku me nga 10 sosh.

Në xhiron e dytë, Peja do të takohet me Sigal Prishtinën në kryeqytet e Bashkimi udhëton në Therandë për tu ndeshur me Golden Eagle Yllin.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.