PEJA FITON DERBIN E MADH NDAJ PRISHTINËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka mposhtur Sigal Prishtinën në derbin e mbrëmjes në Art Motion Superligën e Kosovës, duel ky i vlefshëm për xhiron e dytë.
Verdhezinjët e Pejës kanë triumfuar ndaj kryeqytetasve me rezultat 83-90.
Rrjedha e ndeshjes ishte tejet e ngushtë me Prishtinën që e fitoi ngushtë çerekun e parë 25-22. Derisa me diferencë të njejtë kryeqytetasit e fituan edhe çerekun e dytë 21-18 dhe shkuan në pushim me epërsi gjashtë pikëshe(46-40).
Në pjesën e dytë, lojtarët e Pejës u këndellën dhe fillimisht fituan çerekun e tretë 20-24 e në të fundin(17-26) e përmbysën krejt rezultatin dhe fituan duelin me meritë.
Individët më të merituar për këtë fitore të Pejës sonte ishin, Dardan Berisha me 30 pikë, Arian Qallaku me 19, Erdem Ilter e Henrik Shirko me nga 14, si dhe Daniel Lekndreaj me 12 sosh.
Te Prishtina pikë dyshifrore arritën, Wendell Mitchell(29), Lejson Zeqiri(21) e Muhamedali Janjeva(11).
Në xhiron e rradhës, Peja e pret Rahovecin e Prishtina i shkon Bashkimit.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.