Basketboll

RIVALËT E VJETËR MBYLLIN SONTE XHIRON E TRETË

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e tretë e Art Motion Superligës së Kosovës mbyllet sonte në Rahoveci me duelin e rivalëve të vjetër.

Bashkimi i Prizrenit që deri në zgjidhjen e palestrës së vet luan në Rahovec, pret sonte Sigal Prishtinën e motivuar për fitore.

Të dyja ekipet kanë kryer disa transfere vendore dhe të huaja me rëndësi dhe normalisht që sot synojnë rezultat pozitiv.

Kjo ndeshje starton sot nga ora 19:00 dhe transmetohet në njërën prej kanaleve të Art Sport.

Si zakonisht më të rejat para ndeshjeve, rezultatin për çdo çerek, por edhe raportet e ndeshjeve do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

/AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.