Basketboll

DJALOSHI QË PO SHKËLQEN TE PRISHTINA E SHEH KËSHTU PËRBALLJEN ME BASHKIMIN…

Prishtinë(AsistiOnline) – Lejson Zeqiri sivjet dhe deri më tani është njëri prej lojtarëve më të mirë te kampioni i shumëfishtë i Kosovës, Sigal Prishtina

Para duelit të sontëm me Bashkimin, ai ka folur për AsistinOnline dhe ka shprehur bindjen e tij se do të korrin fitore në këtë duel.

”Para lojës me Bashkimin motivimi i jonë është shumë i lartë sepse edhe luajmë kundër një ekipe të mirë dhe edhe duhet ti rikthehemi ritmit të fitoreve, synimi jonë për lojën e ardhshme është me rëndësi ti përmbahemi planit të lojës që e ka bërë stafi i trajnerëve dhe t’jemi sa më të përgatitur fizikisht dhe psiqikisht”.

Prishtina sonte i shkon Bashkimit në sfidën që starton nga ora 19:00 dhe transmetohet në njërën nga kanalet e Artmotion në sport.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.