Basketboll

XHIROJA MBYLLET SOT ME DERBI NË THERANDË

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e katërt e ArtMotion Superligës së Kosovës mbyllet sot me një duel tejet interesant që zhvillohet në Therandë.

Kampioni aktual, Golden Eagle Ylli mirëpret kampionen e shumëfishtë, Sigal Prishtinën.

Përkundër përforcimeve të shumta që kanë bërë të dyja skuadrat sivjet, nuk e kanë nisur ashtu siç kanë dëshiruar e sidomos Ylli që ende nuk ka shënuar fitore.

Ylli e ka nisur me tri humbje në tri ndeshje, ndërsa prishtinasit kanë dy fitore dhe një humbje e se cili ekip do të arrijë sot fitore mbetet të shihet.

Sfida luhet sonte nga ora 17:15 dhe transmetohet në njërën nga kanalet e sportit në Artmotion, si dhe Klan Kosova.

Si zakonisht më të rejat para ndeshjeve, rezultatin për çdo çerek, por edhe raportet e ndeshjeve do të mund ti gjeni në portalin e vetëm në shqiptari, dedikuar ekskluzivisht basketbollit, AsistiOnline.com

Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës, lejohen 10 % e shikuesve në palestrat, ku zhvillohen ndeshjet e basketbollit, duke pasur certifikatën e vaksinimit, ose një nga tre dëshmitë alternative, testin PCR, serologjik ose testin rapid.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.